Arbëri

Dy palë zgjedhje kushtuan rreth 13 milionë euro, domosdoshmëri reforma zgjedhore

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Gjatë vitit që e lamë pas në Kosovë u mbajtën dy procese zgjedhore, e që buxhetit të shtetit organizimi i tyre i ka kushtuar rreth 13 milionë euro. Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt kushtuan 4.7 milionë euro, ndërsa për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor u planifikuan 8.1 milionë euro.

Edhe pas përfundimit të këtyre proceseve zgjedhore, u shtrua nevoja për një reformë zgjedhore. Këtë e kërkon edhe vet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), por që monitorues të proceseve zgjedhore thonë se ka mungesë të vullnetit politik që një reformë e tillë të bëhet realitet.