Arbëri

Paralajmërohet zgjerimi i “Listës së zezë” me politikanë kosovarë

 

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, ka thënë të ketë indikacione se edhe politikanë të Kosovës që “kanë penguar procese në momente të caktuara” do të përfshihen në “Listën e zezë”, tash kur ajo pritet të përditësohet

Avni Spahiu, ambasadori i parë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka paralajmëruar se edhe politikanë shqiptarë do të përfshihen në “Listën e zezë” gjatë përditësimit që e ka paralajmëruar Uashingtoni zyrtar.

“Po, absolutisht do të ketë”, ka thënë Spahiu të enjten, në një intervistë dhënë në emisionin DESKU të KTV-së. “Mund të jetë një listë, e cila do të ketë individë që në njëfarë mënyre apo tjetër kanë penguar procese në momente të caktuara dhe tani është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika”.