Arbëri

Hovenier bën homazhe te shtatorja e Ibrahim Rugovës

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, në ditën e parë në punë zgjodhi të bëjë homazhe te shtatorja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Hovenieri vizitën te shtatorja e Rugovës e paralajmëroi teksa dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se “e kam ndier se ky është veprim që si ambasador i SHBA-së duhet ta bëjë për këtë personalitet në historinë e Kosovës”.