Arbëri

3.000 serbë padisin NATO-n

Foto: Ilustrim
 

Paditë në gjykatat serbe ndaj NATO-s, zyrtarëve të saj dhe liderëve botërorë që ndërmorën këtë operacion për të ndalur krimet serbe mbi popullatën civile në Kosovë, nuk janë të reja. Pak pas bombardimeve, në kohën kur në pushtet ishte ende Slobodan Milosheviqi, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, në një gjykatë në Beograd u shtruan padi kundër liderëve botërorë, duke nisur nga presidenti amerikan i asaj kohe, Bill Clinton

Dy padi në emër të 3.000 serbëve, janë bërë gati kundër Aleancës Veriatlantike – NATO.

Avokati Srgjan Aleksiq, që përfaqëson këta serbë, thotë se paditë do t’i bëjë në bashkëpunim me një avokat italian dhe se ato do t’i dorëzojë në Gjykatën e Lartë në Beograd për pak ditë.