Arbëri

4 vjet nga vrasja e Ivanoviqit: “Dikush i fortë po i fsheh filmimet e kamerave”

 

Avokati Aleksandar Ivanoviq, kushëri i politikanit të vrarë serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, ka thënë se nuk dihet kush e ka vrarë atë, por dihet se dikush i fuqishëm në Serbi po i mban të fshehta pamjet e kamerave të sigurisë në veri të Mitrovicës që tregojnë lëvizjen e njerëzve që e përcollën dhe e vranë politikanin.

“Në Mitrovicë të Veriut ka me dhjetëra e dhjetëra kamera të sigurisë. Të gjitha janë në objekte me pronarë serbë dhe ato kanë regjistruar lëvizjet në ditët para dhe në ditën tragjike. Atëherë shtrohet pyetja se pse këto flimime nuk po dalin, pse njerëzit tanë nuk po i zbulojnë nëse pretendojnë se Oliverin e kanë vrarë shqiptarët. Është edhe më shqetësues fakti kur e dimë se anëtarët e Policisë së Kosovës në atë zonë janë kryesisht serbë. Kështu që shtrohet pyetja se kush është aq i fuqishëm për të kontrolluar që këto incizime të mos shfaqen”, tha ai, përcjell gazeta “Danas”.