Kompania “Pastrimi” ka bërë thirrje për pagesë të mbeturinave pasi thotë se mospagesave e faturave të mbeturinave dhe borxhi i grumbulluar tani e sa vite ka dëmtuar financiarisht buxhetin e kompanisë.
Në një deklaratë kjo kompani ka thënë se borxhi i klientëve deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar është 19,654,972.18 €.
Sipas kompanisë, nëse nuk paguhen faturat, gjendja financiare do të jetë e rëndë dhe do të pamundësojë kryerjen e shërbimit të largimit të mbeturinave.
Kompania ka radhitur disa sfida me të cilat thotë se po përballet:
Dhe kështu, fillimi i vitit 2022 kompaninë tonë e ka gjetur me sfida te shumta, duke filluar nga defektet e shumta te kamionëve ne teren, duke ditur qe kompania jonë bënë largimin e mbeturinave gjatë 24/h pa ndalur ne 6/gjashtë komunat ku kryen shërbim dhe është e pa mundur shmangia e defekteve në kamionë te cilët janë pothuajse te gjithë te amortizuar, e sidomos tani qe jemi në sezonin dimëror.
Djegia e kontejnerëve dhe dëmtimi i tyre është dukuri në rritje dita-ditës nga faktori “njeri”, dhe gjithsesi qe duhet parandaluar nga institucionet gjegjëse, nëse vazhdon një trend i tillë se shpejti tereni do të mbetet pa kontejnerë, e në anën tjetër kostoja për blerjen e këtyre kontejnerëve është e larte dhe vështirë e përballueshme furnizimi me kontejnerë për aq sa ka nevoje në gjitha komunat ku kryejmë shërbim.
Kompania “Pastrimi”, nuk ka ndonjë mekanizëm kushtëzues sikur ndërmarrjet tjera, për klientët te cilët nuk kryejnë pagesa, përveç dërgimit te lëndëve tek Përmbaruesi Privat, ku janë dërguar afro 40.000,00 mijë lëndë dhe vetëm 20 % nga to janë te ekzekutuara.
Janë afro 10.000,00 klientë, te cilët kategorizohen si raste sociale dhe për te cilët asnjë herë te vetme nuk jemi rimbursuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës, ndërsa Kompania “Pastrimi”, vazhdon te kryejë shërbimin e largimit te mbeturinave tek kjo kategori e klientëve pa asnjë lloj kompensimi tani e gati 22 vite.
Sfidë tjetër e te hyrave financiare është rritja e sasisë se mbeturinave, çdo ditë ne kryeqytet qytetarët jo-residentë krijojnë mbeturina duke rritur kështu sasinë e mbeturinave dhe kompania jonë paguan për çdo ton mbeturinë te deponuar ne Deponinë Sanitare ne Mirash. Pastaj, gjatë Muajit Korrik, Gusht dhe Dhjetor sasia e mbeturinave rritet për 30% me shumë krahasuar me muajt tjerë nga ardhja e bashkë atdhetarëve tanë ku prapë Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë ngarkohet me shpenzime që e rendojnë kompaninë, përveç pagesës shtesë për çdo ton mbeturinë ne deponimin e mbeturinave ne ngarkohemi me rritje te ekipeve ne teren, pajisje teknike te kamionëve , shpenzime te derivateve e çdo shpenzim tjetër për një shërbim me të mire.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.