Tre të vdekur e 2.160 raste me COVID-19 në Shqipëri
Tre persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke çuar numrin total të të vdekurve në 3.265 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë, nga 7.023 testime të kryera, 2.160 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.