Arbëri

Erdogan vizitë zyrtare nesër në Shqipëri, agjenda e takimeve

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë të hënën, 17 janar një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë Erdogan do të pritet në orën 09:25 me ceremoni zyrtare në aeroportin e Rinasit, ndërsa në orën 10.05 Presidenti i Republikës së Turqisë do të vizitojë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.