Arbëri

VV-ja me plan sikur të qeverive të shkuara për sigurimet shëndetësore

Ligji për sigurime shëndetësore ka kaluar në vitin 2014. Dy vjet më vonë ka nisur puna në amendamentimin e tij, porse nuk është kryer ende
 

Fillimi i vitit 2023, sipas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, është koha kur do të fillojnë të mblidhen paratë nga qytetarët për sigurime shëndetësore, ndërsa shërbimet, sipas tij, do të ofrohen më vonë. Në të kaluarën, Lëvizja Vetëvendosje këtë praktikë e konsideronte të paligjshme. E për monitoruesit e sistemit shëndetësor fillimi i zbatimit të Ligjit të sigurimeve shëndetësore në vitin 2023 është i pamundur

Planin e njëjtë për fillimin e zbatimit të Ligjit të sigurimeve shëndetësore, sikur qeveritë e kaluara, e ka edhe Qeveria Kurti.

Në emisionin DESKU të KTV-së, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar se fillimisht do të mblidhen paratë nga qytetarët, e më pas do të bëhet fillimi i sigurimeve shëndetësore.