Arbëri

Gjuriqi për ndalimin e referendumit në Kosovë: Sulm ndaj demokracisë

Foto: EPA
 

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq e ka quajtur zhgënjyes dhe të pafalshëm vendimin e Kosovës për moslejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se vendimi i autoriteteve në Prishtinë për t'iu mohuar qytetarëve serbë të drejtën për të votuar në një referendum për ndryshimet kushtetuese në Serbi është përveç tjera jodemokratike.