Arbëri

Rama u bën thirrje liderëve të Ballkanit të refuzojnë çdo propozim që s’lidhet me anëtarësimin në BE

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor që të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të mbajnë besimin në ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke folur për Financial Times, Rama tha se Shqipëria “nuk do të heqë dorë kurrë nga Evropa dhe BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen”, ndonëse pranoi se ishte zhgënjyese pritja.