Arbëri

43 pacientë me koronavirus të hospitalizuar në Kosovë, 29 të tjerë post-COVID

 

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se 43 pacientë të konfirmuar me koronavirus janë të spitalizuar në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme. Në trajtim, sipas SHSKUK-së, janë edhe 29 pacientë të tjerë post-COVID.

“Me oksigjenoterapi janë 33 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë”, thuhet në njoftim.