Arbëri

Hyseni për referendumin: Qyqarllëk i Kurtit e Osmanit, servilizëm i Abdixhikut

 

Ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni, ka deklaruar se ndalimi i mbajtjes së referendumit serb në Kosovë ka qenë obligim kushtetues i Qeverisë dhe kjo duhej të ndodhte në koordinim me aleatët e Kosovës.

Ish-ministri në disa mandate dhe zyrtari shumëvjeçar i LDK-së, Hyseni, në shkrimin e postuar në Facebook me titullin: "Rezoluta kundër referendumit serb, qyqarllëku i binomit Kurti-Osmani dhe servilizmi e hipokrizia politike e Abdixhikut", tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë pasur kohë dy muaj të bindin faktorin ndërkombëtar se nuk duhet të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë, mirëpo në vend të konsultave, sipas tij, kanë zgjedhur opsionin e "demonstrimit të sovranitetit të padiskutueshëm".