2 perditesime
12:35

Tahiri: Politika jonë e jashtme udhëhiqet nga njerëz të papërgjegjshëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, deklaroi se politika kosovare e jashtme udhëhiqet nga njerëz të papërgjegjshëm e jo kompetent. Ai para mediave tha se Qeveria është dashur t’i ofrojë argumentet e duhura aleatëve të vendit, përfshirë SHBA-në, për t’i bindur për mosmbajtje të referendumit serb në Kosovë.

“Qeveria s'i ka ofruar argumentet e duhura përballë aleatëve tanë, përballë SHBA-së dhe kemi ardhur në një situatë ku kemi qëndruar të heshtur deri në momentin e fundit dhe fatkeqësisht, aleatët tanë s'i kemi pasur pro. Kjo ka ndodhur si pasojë e mosangazhimit", deklaroi tutje Tahiri.

Ai tha se në të kaluarën Kosova betejat i ka fituar në kauzat e saj, dhe se një betejë të fituar kundër Serbisë, duhet ta sheh si pozicionim ndaj Serbisë.

“Sot me humb një betejë kundër Vuçiqit që kontrollon çdo pore të jetës, nuk është e vështirë. Duhet të kemi një angazhim më serioz, njerëz më kompetent. Kryeministri duhet të ripozicionet, të ketë një angazhim më të madh në politikën e jashtme, kemi argumente edhe fakte të shumta që iniciativat serbe të mos përkrahen”, shtoi tutje deputeti i PDK-së.

12:18

Kusari-Lila: Rezoluta e Kuvendit rikonfirmoi vullnetin e pushtetit dhe opozitës për proceset që shkelin sovranitetin

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar rreth mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Madje, ajo përshëndeti qëndrimin e opozitës në seancën e së shtunës në lidhje me referendumin e Serbisë.

Ajo njoftoi se këtë të enjte, Kuvendi do të mbajë seancën e re plenare, ku do të mbahet diskutimi parlamentar i kërkuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në lidhje me rritjen e çmimeve.

Pas kësaj seance, pritet që po të njëjtën ditë të mbahen punimet e seancave të kaluara, të cilat nuk kanë përfunduar, ku në rend dite janë marrëveshjet ndërkombëtare, katër prej të cilave nuk janë votuar.

“U vendos që fillimi i punimeve të rregullta të sesionit pranveror të jetë data 20 janar, dita e enjte, të fillojë seanca e re. Në rendin e së cilës janë të parapara shqyrtimi i projektligjeve në lexim të dytë, votimi i një marrëveshje ndërkombëtare, gjithashtu në këtë seancë do të mbahet edhe debati parlamentar i kërkuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që në sesionin vjeshtor, ai në lidhje me rritjen e çmimeve. Planifikohet që po të njëjtën ditë, me përfundimin e punimeve të seancës së re, të vazhdohet me punimet e seancave të mbetura nga sesioni vjeshtor. Në rend të ditës do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare, katër prej të cilave nuk janë votuar, me mundësinë e vazhdimit të punimeve edhe gjatë ditës së premte”, ka thënë Kusari-Lila para gazetarëve.

Në konferencën e mbajtur pas kësaj mbledhje, ajo u pyet në lidhje me referendumin e Serbisë, për çka tha se rezoluta e Kuvendit të Kosovës ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike në pushtet dhe opozitë në raport me një proces që shkel sovranitetin dhe kushtetueshmërinë e Republikës së Kosovës. Ajo madje përshëndeti qëndrimin e opozitës gjatë seancës së mbajtur të shtunën.

Kusari-Lila më tej u deklarua edhe për partneritetin me faktorin ndërkombëtar për çka tha se nuk ka ndonjë rrezik në këtë aspekt.

Ndërsa, për deklaratën e ministrit serb, Goran Rakiq, i cili paralajmëroi dje vendosje të reciprocitetit në rast se në Kosovë nuk do të lejohet të votohet për zgjedhjet e 3 prillit që do të mbahen në Serbi, Kusari-Lila tha se reciprociteti si koncept bëhet në mes të dy shteteve, nuk bëhet në kuadër të një shteti në mes të dy etnive.

“Reciprociteti si koncept bëhet në mes të dy shteteve, nuk bëhet në kuadër të një shteti mes dy etnive. Si koncept i tillë në kuadër të Republikës së Kosovës nuk mund të aplikohet dhe nuk ekziston. Rezoluta e Kuvendit të Kosovës ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike të pozitës dhe opozitës në Kuvend në raport me një proces i cili shkel sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës. Votimi për zgjedhjet, qofshin ato parlamentare apo siç ishte me referendum të një shteti tjetër apo të shtetasve tjerë me dy shtetësi, është i paraparë dhe si shumë herë u ritheksua ditën e shtunë në Kuvend, ekzistojnë metoda si votohet, votohet me shkuarje në shtetin ku mbahen zgjedhjet, me postë apo në zyret e atij shteti. Si parim dhe si proces është përcaktuar dhe mund të bëhen përgatitjet tashmë dy apo tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi në mënyrë që të kuptohet se Kosova është një tërësi territoriale, një shtet i pavarur dhe sovran dhe një ligj i aplikueshëm për të gjithë njëjtë... Nuk e besoj fare se ka prishje të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Kosova si projekt dhe si nismë edhe para shpalljes së pavarësisë edhe pas saj është bashkë me partnerët ndërkombëtarë”.

12:03

Në seancën për referendumin serb “AAK-ja s’pranoi të fliste për patriotizëm”

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se në seancën e së shtunës ku u diskutua me urgjencë për referendumin e Serbisë, partia e tij nuk pranoi “të diskutonte kush është më patriotë”.

Tahiri deklaroi para mediave se i ka thënë kryeparlamentarit Glauk Konjufca se nëse flitet kush është më patriotë, AAK-ja do t’ia tregonte Qeverisë për gabimet që i ka bërë.

“Fjalimi im ka qenë një minutë. Nëse doni të tregoni se kush është patriot, jo me neve. Nuk duhet një temë e tillë të vjen si urgjente, por të konsultohen. Është e papranueshme që dikush që thur lavdata për veprime. Veprimi i deputetëve ka qenë obligim, ne të gjithë jemi betuar që ta mbrojmë vendin”, deklaroi tutje ai.