Arbëri

Shkon në mbi 5,000 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Ka shkuar në 5,118 numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të MSH-së, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 528 raste me COVID-19, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë vdekje.