Arbëri

BSPK: Qeveria u ngut duke u pajtuar me shtrenjtimin e rrymës

Foto: Koha/Ilustrim
 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar lidhur me propozimin e KEDS-it drejtuar ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, dhe miratimin nga Qeveria të këtij propozimi.

“Arsyetimi i KEDS-it se rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e ngritjes së çmimit të importit nuk mund të pranohet edhe po të jetë i saktë, dhe krejt kjo se popullata është shtrënguar plotësisht duke iu përkeqësuar gjendja ekonomike e sociale. Edhe të punësuarit, të cilët për shkak të moscaktimit të pagës minimale, po edhe pjesa tjetër e popullatës e cila varet nga ndihmat sociale e edhe tjetra që nuk ka punë e as ndihma sociale do të gjenden në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale me këtë veprim të pa analizuar e të pamatur mirë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.