Arbëri

Prokurori special kërkon dënimin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

 

Prokurori special Atdhe Dema, në fjalën e tij përfundimtare, ka kërkuar që ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, ish-zyrtari i komunës Ismet Isufi, zyrtari Gani Rama dhe biznesmeni Veli Hajdaraga, të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. Ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre.

Pal Lekaj akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune. Për keqpërdorim pozite po akuzohen edhe Isufi dhe Rama, ndërsa për mashtrim me subvencione po akuzohet Veli Hajdaraga.