Lajçak takohet me Peachin për dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, për dialogun mes dy shteteve fqinje.
Lajçaku ka thënë se me Peach ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje rajonale.
“Pata një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, në Bruksel sot”, ka shkruar ai në Twitter.