Arbëri

Mirëpritet vënia në funksion e teleferikut në Brezovicë, kërkohet më shumë investim

 

Këto pjesë të Maleve të Sharrit, tashmë mund t’i shohë edhe çdo qytetar që ia mësyn të vizitojë Brezovicën.

Kjo për shkak se pas një kohe të gjatë është vënë në funksion teleferiku, e që interesimi për ta shfrytëzuar atë gjatë kësaj të marte, ishte i madh. Megjithatë, me vendin më të vizituar gjatë stinës së dimrit, nga ky vit, kanë filluar menaxhimin institucionet e Kosovës.