Arbëri

Bislimi: Kosova e përkushtuar në çështjet që çojnë drejt anëtarësimit në BE

 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka prezantuar para udhëheqësve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë, prioritetet e agjendës evropiane për këtë vit.

Në bisedë me ta, Bislimi ka thënë se Kosova është e përkushtuar në reformat e Agjendës për Reforma Evropiane, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, dialogut, liberalizimin e vizave e çështje të tjera.