Arbëri

Edhe LDK-ja paralajmëron protestë kundër shtrenjtimit të energjisë

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se do të përdorin të gjithë mekanizmat demokratikë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. E, ndër këta mekanizma, ai përmendi edhe protestat.

“Do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratikë sikur dje, sot, të hënën në seancë të jashtëzakonshme dhe do të konsultohemi me të gjithë, por edhe me qytetarët të cilët preken drejtpërdrejt nga paaftësia e kësaj qeverie. Do të shohim edhe format tjera të parandalimit, siç mund të jetë edhe protesta, një nga format demokratike të saj”, ka deklaruar ai.