Arbëri

Nagavci kërkon me ngulm që shkollat të mbeten të hapura: Duhet të bëhet përpjekje maksimale

 

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit që të përcjellin me kujdes situatën me pandeminë në komunat e tyre, respektivisht në shkolla, dhe të marrin vendime bazuar në gjendjen epidemiologjike në baza ditore.

Në takimin virtual të zhvilluar sot me drejtorët e DKA-ve, ministrja Nagavci ritheksoi edhe një herë që “duhet të bëhet përpjekje maksimale që shkollat t’i mbajmë të hapura”, ndërsa shtoi se, vaksinimi krijon parakushtet për zhvillim të suksesshëm të procesit mësimor.