Arbëri

Një i vdekur e 2943 raste pozitive me COVID-19 të premten

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Një person ka vdekur e janë regjistruar 2943 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ditën e premte, duke shënuar kështu rekord rastesh ditore që nga fillimi i pandemisë në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar për koronavirus 11,563 persona.