Arbëri

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 111 pacientë të konfirmuar me COVID-19

 

Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 111 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 prej tyre post-COVID.

Me oksigjenoterapi janë 49 pacientë, ndërsa në Mjekim Intensiv në Infektive janë të shtrirë 4 pacientë në gjendje më të rëndë shëndetësore.