Arbëri

Institucioneve iu kërkohet t’i bindin ShBA-në dhe BE-në për qasjen e re në dialog

Dialogu
 

Pavarësisht pezullimit të mundshëm të dialogut për shkak të zgjedhjeve në Serbi, institucioneve në Kosovë po iu kërkohet që të angazhohen aktivisht në këtë temë.

Periudha gjashtëmujore e vitit 2022, sipas njohësve të procesit të dialogut Kosovë - Serbi, duhet t’i shërbejë Qeverisë Kurti për t’i bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për qasjen e re dhe nevojën për ndryshim të rrjedhës së dialogut.