Arbëri

Kryetarja e Preshevës fton Qeverinë të lehtësojë masat për hyrjen në Kosovë

ardita sinani, presheva, albin kurti, prill 11, qeveria kurti, lugina e presheves
 

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se masat e vendosura nga Qeveria aktuale e Kosovës për të hyrë brenda territorit, janë duke vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes për qytetarët e vendit që e drejton ajo.

Sinani ka ftuar qeverinë që ta rishqyrtojë këtë vendim, pasi që sipas saj, ndryshimi i këtyre masave mund të ndikojë në lehtësimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve nga kjo komunë.