Arbëri

Gjici: Kuksianët janë të lidhur me Prizrenin, shpresoj në mirëkuptimin e Qeverisë së Kosovës

 

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka thënë se qytetarët e kësaj ane janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos i lejuar të futen në Kosovë pa pasur të marra të tri vaksinat anti-COVID apo dy vaksina dhe testin negativ.

“Për këtë edhe janë vetorganizuar dhe kanë protestuar sot pranë Doganës”, ka thënë Gjici në një bisedë në emisionin “60 Minuta” në KTV.