Arbëri

Maloku e Lumezi injoruan për dy muaj britanikët për procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit

 

Hapja e garës për Kryeprokuror të Shtetit ka zhgënjyer Ambasadën Britanike në Prishtinë.

Kjo ambasadë, sipas dokumenteve të siguruara nga “Betimi për Drejtësi“, për dy muaj rresht kishte insistuar që të merrte përgjigje nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, lidhur me ofertën e saj për mbështetje të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, por pa sukses.