Arbëri

Avokati i Popullit pranon ankesën e komunave për Projektligjin për Inspektim Administrativ

 

Institucioni i Avokatit të Popullit e ka konsideruar të pranueshme ankesën e Asociacionit të Komunave lidhur me Projektligjin për Inspektimin Administrativ, ka bërë të ditur AKK-ja.

“Ankesa është paraqitur më 24 Janar 2022, lidhur me pohimet për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike në Projektligjin për Inspektimin Administrativ. Prandaj, në pajtim nenin 21.1.2. të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara”, thuhet në njoftim.