Arbëri

Deputetja ukrainase falënderon Kosovën: Hapi i ardhshëm vendosja e marrëdhënieve

 

Deputetja ukrainase, Iryna Friz, ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës në kohën kur ky vend po kalon një krizë nga kërcënimi rus për pushtim.

Friz nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shpërndarë postimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ku kanë përkrahur Ukrainën në situatën e vështirë nëpër të cilën po kalon.