Arbëri

Mot me intervale dielli sot në Kosovë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot kryesisht të vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar. Të shtunën mot më stabil.