Arbëri

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar 147 ankesa për qasjen në dokumente publike

Foto: Ilustrim
 

Agjencia për Informim dhe Privatësi deri më tani ka pranuar 43 ankesa në raport me mbrojtjen e të dhënave personale dhe 147 ankesa të tjera në raport me qasjen në dokumentet publike. Kjo agjenci, ka arritur që rreth 80 për qind nga këto ankesa të marrë vendime përfundimtare.

Kështu ka bërë të ditur Krenare Sogojeva-Demaku, komisionere për Informim dhe Privatësi me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë.