Arbëri

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë - Shqipëri

 

Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot kanë hapur thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, të shoqëruar me fletoren e punës. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, e cila ka ftuar shtëpitë botuese nga të dy shtetet që të aplikojnë në këtë konkurs.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ka filluar jetësimi i Marrëveshjes për Abetaren e re të përbashkët cilësore dhe unike, që do ta përdorin si tekst të parë të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata mësojnë shqip.