Arbëri

Sfidat e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së mbeten të njëjta

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL ka thënë se sfidat e rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian mbeten të njëjta si vitet e kaluara, siç janë reforma në administratën lokale, sundimi i ligjit, josiguria politike e probleme të tjera.

Hoxha tregoi se një temë e tillë u diskutua sot në konferencën e organizuar nga Lëvizja FOL dhe PIPS, “Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në drejtësi, administratë publike dhe integrime evropian”.