Arbëri

Shumica dërrmuese e pacienteve të hospitalizuara për COVID në Gjinekologji, të pavaksinuara

 

Katër persona kanë vdekur si pasojë e Covidit gjatë 24 orëve të fundit e janë regjistruar 3 mijë e 617 raste të reja. E lartë vazhdon të jetë edhe shkalla e pozitivitetit me mbi 25 përqind. Në Klinikën Gjinekologjike, ku trajtohen nënat e reja apo shtatzënat me Covid, drejtori i saj ka bërë të ditur se numri më i madh i pacienteve që nga shfaqja e Omicronit janë të pavaksinuara.

Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar edhe 3.617 raste të reja, duke e ngritur në 31 mijë e 21 numrin e rasteve aktive.