Arbëri

Deputetët e VV-së do të dërgojnë komente në ZRRE për çmimin e rrymës ndaras Qeverisë

 

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të dërgojë komente në propozimin e publikuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës, ndaras nga komentet që do t’i dërgojë Qeveria e vendit, ka njoftuar deputeti i kësaj partie, Dimal Basha.

Në “Java Sonte me Rronin” në KTV, Basha ka thënë se ai nuk është i kënaqur me propozimet e ZRRE-së.