Arbëri

Shqipëria dhe Greqia, me pikë të përbashkët kufitare në Kakavijë

 

Shqipëria dhe Greqia do të kenë një pikë të përbashkët të kalimit kufitar, ashtu si në kufirin me Kosovën në Morinë-Vërmicë, apo në Muriqan-Sukobinë me Malin e Zi. Qendra do të pozicionohet në territorin e Republikës së Greqisë, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore, ndodhet për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas relacionit shoqërues të Këshillit Ministrave, me anë të kësaj marrëveshjeje synohet forcimi i bashkëpunimit për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionin e paligjshëm, trafikimin e drogave, ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin, si dhe krimet e rënda.