Arbëri

Fiton tender mbi 600 mijë euro nga institucioni që kishte nisur hetime ndaj tij

Për Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk përbën problem që kompania e personit kundër të cilit ka dyshime për mashtrim do ta rinovojë Prokurorinë Speciale

Pronari i kompanisë NBT Ing, që fillimisht ka fituar tenderin për renovimin e objektit të Prokurorisë Speciale, është arrestuar më 2020-n me dyshimin se ka dorëzuar dokument të falsifikuar. Por, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si autoritet kontraktues, nuk ishte problem që në procesin e ri të tenderimit ta përzgjedhë kompaninë “Olti Traising”, me pronar Ragip Mustafën, ani që ndaj pronarit të kësaj kompanie ka pasur një hetim parapenal pikërisht për falsifikim të dokumenteve

 

Pronari i kompanisë NBT Ing, që fillimisht ka fituar tenderin për renovimin e objektit të Prokurorisë Speciale, është arrestuar më 2020-n me dyshimin se ka dorëzuar dokument të falsifikuar. Por, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si autoritet kontraktues, nuk ishte problem që në procesin e ri të tenderimit ta përzgjedhë kompaninë “Olti Traising”, me pronar Ragip Mustafën, ani që ndaj kësaj kompanie ka pasur një hetim parapenal pikërisht për falsifikim të dokumenteve

Sistemit Prokurorial të Kosovës i ka dalë punë e dyfishtë me afaristin Ragip Mustafa - edhe e ka subjekt të hetimit, edhe e ka përzgjedhur njërën nga kompanitë e tij për realizimin e punimeve në renovimin e objektit të Prokurorisë Speciale.

Dy rastet penale ndaj kompanisë “Beni Dona” i janë dorëzuar Prokurorisë nga hetuesit e Task Forcës Kundër Korrupsion. Njëri nga hetimet, i nisur që disa vjet, është në trajtim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe ka të bëjë me tenderin për furnizimin e FSK-së me ushqim, e ku dyshohet se është fituar duke përdorur certifikata të falsifikuara. Ndërsa për tenderin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit është dorëzuar kallëzim penal para rreth katër muajsh në Prokurorinë Speciale, po për të njëjtat dyshime.