Arbëri

Në Slloveni ekspozohen fotografitë e laureatëve të çmimit Saharov, ndër ta edhe Rugova

 

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova është shfaqur në Lubjanë të Sllovenisë në mesin e disa fotografive të laureatëve të Çmimit Saharov për Lirinë e Mendimit, të titulluar “Të Drejtat e Njeriut në Zemër të Evropës”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në këtë shtet.

Te përshkrimi për Rugovën thuhet se “Presidenti i parë i Kosovës së pavarur ka punuar parreshtur për zgjidhje paqësore dhe dialog dhe ia ka kushtuar jetën rezistencës jo të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës kundër represionit serb. Ai njihej si “Gandi i Ballkanit” duke avokuar për konfirmim global të përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për emancipim politik duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ofrojë mbrojtje Kosovës”.