2 perditesime
15:04

Komiteti propozon masat e reja, orari i lëvizjes deri në orën 00:00

Në mbledhjen e Komitetit të Shëndetësisë të mbajtur sot është propozuar lehtësimi i masave.

Siç është bërë e ditur, orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 00:00.

Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina.

Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00, gjithashtu do të lejohet hapja e fitneseve.

Masat do të votohen nesër, ndërkaq do të hyjnë në fuqi të shtunën në mëngjes.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se këto masa vijnë pasi situata është më e qetë.

Ai tutje ka paralajmëruar ashpërsim të tyre nëse është nevoja.

Masat pritet të votohen nesër në Qeveri. 

14:04

Nis mbledhja e Komitetit për Shëndetësi, shqyrtohen masat anti-COVID

Ka nisur mbledhja e Komitetit për menaxhimin e pandemisë ku do të shqyrtohen masat e reja anti-COVID.

Mbledhja do të mbahet e mbyllur për media.

Në mbledhje duke hyrë janë parë drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi,

09:12

Sot shqyrtohen masat anti-COVID

Sot do të shqyrtohen masat antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës më 21 janar e që hynë në fuqi më 22 janar.

Për t’i rishikuar masat, sot do të mblidhet Komitet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19

Mësohet se Komiteti do të mblidhet në ora 14:00.

Masat që janë edhe sot në fuqi, patën nxitur reagime të shumta. Gastronomia ishte lejuar të punojë vetëm deri në orën 21:00, ndërsa ora policore ishte vendosur nga ora 22:00.

Ndërkohë që ajo që nxiti reagimin edhe të vendeve fqinje ishte që hyrja në Kosovë t’iu lejohet vetëm personave që janë të vaksinuar edhe me dozën e tretë antiCOVID-19./KSP