1 perditesime
Arbëri

Policia thotë se Radojçiqi iku, sepse kishte mundësi të kalonte shpejt në pjesën e Serbisë

Policia thotë se Radojçiqi iku, sepse kishte mundësi të kalonte shpejt në pjesën e Serbisë
Foto: Driton Paqarada/KOHA
14:40

Policia thotë se Radojçiqi iku, sepse kishte mundësi të kalonte shpejt në pjesën e Serbisë

Policia e Kosovës ka sqaruar rastin e djeshëm, kur në kufirin në Bërnjak Milan Radojçiq iku pasi tentoi të futej në Kosovë.

Policia në një komunikatë ka thënë se nga drejtimi i Serbisë për të hyrë në Republikën e Kosovës, ka ardhur një automjet në të cilin kanë qenë personi Radojçiq së bashku me një bashkudhëtar.

Kur zyrtarët kufitarë kanë ndaluar automjetin dhe kanë filluar procedurat e regjistrimit dhe verifikimit të automjetit dhe personave.

Kur zyrtarët kanë kërkuar që ta parkojë veturën, ai është larguar me shpejtësi për në territorin e Serbisë.

Policia ikjen e tij e ka arsyetuar me atë se pika kufitare aty si pikë e përbashkët, mund të kalohet shpejtë.

“Duke pasur parasysh pikën kufitare të integruar si pikë kufitare e përbashkët dhe mundësisë për të kaluar shpejtë në pjesën e Serbisë, zyrtarët policorë nuk kanë arritur që ta ndalojnë”.

Tutje njoftohet se prokurori ka rekomanduar të iniciohet rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës.

12:36

Arratisja e Radojçiqit, kërkohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë në Bërnjak

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor, që të gjithë punonjës në në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak”.

Kjo kërkesë për suspendim ka ardhur pasi të enjten, në këtë pikë kalimi kufitar, ka arritur të arratiset i kërkuari me vendim të gjykatës, Milan Radojçiq, si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri.

“IPK mbrëmë ishte njoftuar nga Policia e Kosovës rreth një incidenti i cili kishte ndodhur në pikë kalimin kufitar në “Bërnjak” në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriu ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar (me inicialet M.R) dhe i njëjti kishte rezultuar si person i kërkuar. Personi i kërkuar dyshohet se ka vozitur veturën e tij mbrapa dhe është kthyer prapë në drejtim të Serbisë, ndërsa dokumentet e tij kishin mbetur tek zyrtarët policorë të pikë kalimit kufitar. Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Policisë.

Hetuesit e IPK-së deklarojnë se në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.