Arbëri

Ish-aktivisti i VV-së thotë se Molliqaj ia përgjonte Facebookun

 

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Durim Jasharaj, ka thënë se sa ishte Dardan Molliqaj sekretar organizativ i kësaj partie, e ka përgjuar atë në rrjetin social Facebook.

Jasharaj tregoi kur Molliqaj e kishte ftuar në zyrën e tij dhe i kishte thënë “ti po fol keq për mua në bisedat në Facebook". Jasharaj, i shokuar, ishte stepur dhe kishte dalë jashtë pas këtyre fjalëve, siç tregon vetë protagonisti.