Arbëri

Mjekësia e punës drejt shuarjes

Foto: Ilustrim
 

Nga rreth 4.800 mjekë sa ka Kosova, vetëm 20 janë të specializuar në mjekësinë e punës, ndërsa specializime për këtë degë nuk janë hapur për më shumë se dy dekada.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se katër mjekë të punës tashmë janë pensionuar dhe se shumica e të tjerëve janë në prag të pensionimit.