Arbëri

​Në Kosovë janë imunizuar 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Mbi 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç janë vaksinuar me dozën e parë dhe 1828 të tjerë janë aktualisht të infektuar. Kurse, në skenarin online janë vetëm tri shkolla.

Kështu ka thënë për KosovaPress, zëvendësministri i MASHT-it, Dukagjin Pupovci, i cili shtoi se sipas informatave që marrin çdo ditë nga terreni, tha se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me virusin korona ka rënë dukshëm.