Arbëri

Pacientet në Gjinekologji me simptoma të lehta të COVID-it

 

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë të hospitalizuara 11 gra të cilat janë të infektuara me COVID-19. Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, ka thënë për KosovaPress se gjendja e tyre ëshë stabile dhe pacientet janë me simptoma të lehta.

“Janë disa forma më të lehta fatmirësisht kësaj radhe, janë me simptoma me temperaturë, ethe kollitje, dhimbje nyje dhe dhimbje fyti, mirëpo janë simptoma të lehta me terapi dhe është nën kontroll situata”, ka thënë Ismiali.