Arbëri

Shqetësuese po shihet trendi i largimit të mjekëve të rinj nga Kosova, 20 u larguan gjatë janarit

 

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) e sheh si shqetësues trendin e largimit të mjekëve nga Kosovës, sidomos të kuadrove të reja. Vetëm në janar, më shumë se 20 mjekë të rinj specializantë e kanë lënë vendin, duke kërkuar jetesë dhe kushte më të mira të punës, ka bërë të ditur kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu për Ekonomia Online.

“Arsye shtesë është se ata nuk po shohin diçka për të ardhmen e zhvillimit të sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve të tyre, qoftë të shkollimit qoftë të kushteve të punës. Shifrat janë duke u rritur dhe vetëm në janar kemi mbi 20 mjekë të rinj specializantë që janë larguar”, tha Sejdiu.