Arbëri

Rama drejt SHBA-së për samitin e OKB-së, do ta takojë Blinkenin

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria ka marrë statusin e anëtarit të përkohshëm.

Në vizitën katër-ditore është parashikuar edhe një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, më 15 shkurt në Washington.