Arbëri

PSD-ja e cilëson si antidemokratik arrestimin e aktivistëve

Foto: Driton Paçarada\KOHA
 

Partia Socialdemokrate e ka cilësuar veprim antidemokratik arrestimin e aktivistëve të saj të hënën në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot, kjo parti derisa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, përfshirë edhe kryetarin e saj, Dardan Molliqaj, thotë se ky arrestim përbën një veprim që kundërshton të drejtën për të protestuar.