Arbëri

Blinken i shkruan Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën të përqendrohet në njohje reciproke

 

Pas presidentit Joe Biden, edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre e ka uruar Serbinë në ditën e shtetësisë së saj.

Blinken në letrën dërguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ia ka përmendur Serbisë njohjen e Kosovës, duke i kërkuar arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse si dhe njohjen reciproke.