Arbëri

Ushtari nga Shqipëria që la Greqinë për të luftuar në Kosovë

FOTO: Meçan Zotaj
 

Meçan Zotaj është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai vjen nga jugu i Shqipërisë, më saktësisht nga Mallakastra. Gjatë kohës së luftës në Kosovë, Zotaj jetonte në Kretë të Greqisë. Kjo nuk e pengoi që ai ta braktiste jetën atje, për të ardhur dhe luftuar në Kosovë.

Zotaj ka lidhje të forta me atdheun kudo ku ka shqiptarë, dhe siç tregon, nuk iu desh shumë kohë që të vendoste për të ardhur nga Greqia në Kosovës për të kapur armët.